Në kërkim për dhunë psikologjike dhe kanosje / Arrestohet në Muriqan 55 –vjeçari në kërkim ndërkombëtar
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër shpallën në kërkim një shtetas 73-vjeç, banues në Shkodër, pasi është kallëzuar se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka kanosur një tjetër shtetas për motive të dobëta.
Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Shkodër referuan në Prokurori materialet për një shtetas 55-vjeç, i cili është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike të vjedhura”.
Më datë 26.01.2026, ky shtetas u paraqit në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan me një automjet që rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet franceze. Automjeti u sekuestrua si provë materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.
