Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 40-vjeçari në Shkodër! Pritet të ekstradohet drejt Italisë
Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Itali për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikimin e narkotikëve është arrestuar nga policia shqiptare.
Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses një tjetër operacion të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, duke vënë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.
Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikimin e narkotikëve është arrestuar nga policia shqiptare.
I arrestuari është E.F, i njohur edhe si E. C, 40 vjeç, banues në Shkodër.
Ai u lokalizua dhe u kap në bazë të informacioneve operative, si pjesë e operacionit policor të koduar “Operacionalja 55”.
Shtetasi E.F ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma, pasi Prokuroria e Riminit kishte lëshuar një urdhër arresti në shkurt 2025 ndaj tij, për përfshirje në një organizatë kriminale që merrej me trafikim të lëndëve narkotike.
Ligji italian parashikon deri në 20 vjet burg për këtë vepër penale.
Autoritetet shqiptare po bashkëpunojnë me ato italiane për të ndjekur procedurat ligjore në funksion të ekstradimit të tij në Itali.
