Në arrest shtëpie, drejtoresha e AKSHI-t ankimon vendimin e GJKKO
Mirlinda Karçanaj drejtoresha e AKSHI-t (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit) ka ankimuar vendimin e GJKKO për caktimin e masës “arrest në shtëpi” ndaj saj.
Të njëjtin vendim në Apelin e Posaçëm e ka ankimuar edhe zv drejtoresha e AKSHI-t, Hava Delibashi, që po ashtu ndodhet në të njëjtën masë sigurie si Karçanaj.
Ankim sipas informacioneve kanë ushtruar edhe zv drejtori i policisë Tiranë Erion Ismaili, i pezulluar nga detyra, Andis Papa, Gezim Hoxha dhe Rogers Rryta që janë lënë në “detyrim paraqitje”.
Një muaj më parë, GJKKO me kërkesë të SPAK vendosi arrest shtëpie për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanajt dhe zv.drejtoreshën Hava Delibashin, arrest në burg për Ergys Agasin dhe Ermal Beqirin.
SPAK kërkoi 8 masa sigurie në lidhje me dyshime për abuzime me tenderat e AKSHI. Sipas SPAK, këta persona dyshohen se kanë favorizuar disa kompani kundrejt disa të tjerave për përfitimin e tenderave.
