“Në 25 punonjës, njëri duhet të jetë me aftësi të veçanta”- Berisha: Qeveria do detyrojë institucionet të respektojnë kuotën!

Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një bashkëbisedim me personat me aftësi ndryshe ditën e sotme, premtoi një ndryshim rrënjësor brenda 100 ditëve të para të qeverisjes së tij.

Gjatë bisedimit me ata, Berisha u premtoi se me ardhjen e tij në pushtet, qeveria do të detyrojë të gjitha institucionet të zbatojnë kuotën, që në 25 punonjës njëri të jetë me aftësi të veçanta.

Qeveria do të detyrojë të gjitha institucionet me kuotën që ju thatë, aq është ligji, në 25 punonjës një do ta kenë me aftësi të veçanta dhe do ta bëjnë, se është një test i fuqishëm jo vetëm i zbatimit të ligjit por edhe i humanizmit të shoqërisë”.

Berisha e cilësoi trajtimin aktual të kësaj shtrese si një formë braktisjeje dhe padrejtësie, duke theksuar se ata përballen me një pension të ulët që nuk mjafton për të mbuluar nevojat bazë.

Sipas Berishës, shumë pak prej tyre janë të punësuar, ndërsa administrata publike ka emra fiktivë që përfitojnë paga pa qenë realisht në vendin e punës.

Kryetari i PD garantoi se nuk do të ketë më pensione nën 200 euro dhe se minimumi jetik do të garantohet për çdo qytetar me aftësi ndryshe që është kryefamiljar, duke përfshirë edhe anëtarët e familjes së tij. Për më tepër, premtimi për përmirësimin e legjislacionit dhe ndalimin e çdo forme abuzimi mbi këtë kategori shoqërore është pjesë e qëllimit të tij politik dhe human.

Sali Berisha, premtoi se do të investohet seriozisht në këtë sektor, në mënyrë që çdo individ të ketë mundësi të zhvillojë dhe përmirësojë aftësitë e tij.

Kryetari i PD, Sali Berisha premtoi se me ardhjen e tij në qeveri, do të aplikohet “paketa e dhembshurisë”, e cila do të vendosë në qendër personat me aftësi ndryshe. Kjo paketë do të përfshijë pensione dinjitoze dhe përballimin nga shteti të të gjitha shpenzimeve të nevojshme për jetesën dhe trajtimin e tyre.

Berisha shtoi se do të krijohen kushte që këta qytetarë të përfshihen në tregun e punës, sipas mundësive që kanë, ndërkohë që akuzon qeverinë për abuzime me fondet publike, edhe në sektorë të tjerë si ai i bujqësisë.

Lideri demokrat, premtoi se lista e ilaçeve të rimbursueshme në Shqipëri do të jetë identike me atë të Italisë dhe do përfshijë vetëm ilaçe të miratuara në vendet e BE.

Berisha garantoi se personat me aftësi ndryshe do pajisen falas me karroca dhe mjete ndihmëse, pa asnjë pengesë burokratike apo doganore. Gjithashtu, pensionistët do kenë analiza falas dy herë në vit. Ai kritikon ashpër qeverinë për mungesën e ndihmës dhe abuzimet në sektorin e shëndetësisë.

Kryetari i PD premtoi se me ardhjen e tij në pushtet, çdo kërkesë legjitime e personave me aftësi të kufizuara do të plotësohet dhe ata do të jenë prioritet në “paketën e dhembshurisë” brenda 100 ditëve të para të qeverisjes.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.