Categories: AktualitetLajme

Ndryshime në radhët e Policisë së Shtetit, transferohen 8 drejtues të lartë të uniformave blu

Policia e Shtetit bëri të ditur se ka bërë një sërë ndryshimesh në radhët e uniformave blu, ndryshime të cilat kanë prekur disa komisariate si në Shkodër, Tepelenë, Gjirokastër si dhë në sektorin e kërkimit “FAST ALBANIA”.

Bëhet fjalë për 8 transferime, të cilat janë firmosur nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

“Duke konsideruar kontributin dhe rezultatet e punonjësve të Policisë, në detyrat që kryejnë, dhe të drejtën e tyre për transferime/rritje në detyrë, sipas përcaktimeve ligjore, me qëllim rritjen e performancës në punë, që ka rol të drejtpërdrejtë në përmbushjen e objektivave të Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka vendosur transferimin dhe emërimin e disa punonjësve të Policisë, në detyra të tjera”, thuhet në njoftimin për shtyp të Policisë së shtetit.

Po cilat janë ndryshimet e bëra me firmën e Rrumbullakut?

  • Drejtues Hergis Jica, deri tani shef i Sektorit për Hetimin e Mashtrimit Kompjuterik, në Drejtorinë për Hetimet e Krimeve Kibernetike, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, emërohet në detyrën shef i Sektorit për Çështjet e Koordinimit, në Drejtorinë e EUROPOL-it, në Departamentin për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
  • Krye komisar Florian Rrasa, deri tani shef i Komisariatit të Policisë Tepelenë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, emërohet shef i Sektorit për Hetimin e Mashtrimit Kompjuterik, në Drejtorinë për Hetimet e Krimeve Kibernetike, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
  • Komisar Learton Haxho, deri tani specialist/instruktor në Sektorin e Trajnimit ndaj të Tretëve dhe Karrierës, në Qendrën e Trajnimeve Taktike Operacionale, në Akademinë e Sigurisë, emërohet shef i Komisariatit të Policisë Tepelenë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër.
  • Drejtues Agim Koçiraj, deri tani shef i Sektorit “Fast Albania”, në Sektorin për Kërkimin “FAST ALBANIA”, në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, emërohet drejtor i Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Tiranë.
  • Drejtues Artur Shira, shef i Sektorit për Hetimin e Krimeve ndaj Pronës, në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, emërohet shef i Sektorit “Fast Albania”, në Sektorin për Kërkimin “FAST ALBANIA”, në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
  • Kryekomisar Akil Kalo, deri tani asistent në zyrën ndihmëse në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, emërohet zëvendësdrejtor për Sigurinë Publike, në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.
  • Drejtues Afrim Tafa, deri tani zëvendësdrejtor për Sigurinë Publike, në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, emërohet asistent në Departamentin për Teknologjinë e Informacionit, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
  • Drejtues Arben Joco, deri tani drejtor i Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Tiranë, emërohet asistent në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
RTSH Shkodra

Recent Posts

Kolegji Zgjedhor rrëzon PD-në, votat e ardhura nga diaspora në Greqi do të numërohen

Votat e ardhura nga diaspora në Greqi në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit…

2 days ago

Nga Tirana, Zelensky, Macron, Merz, Starmer dhe Tusk, telefonatë me presidentin amerikan Trump për bisedimet Rusi-Ukrainë

Nga Tirana, ku po marrin pjesë në samitit të Komunitetit Politik Evropian, presidenti ukrainas Volodymyr…

2 days ago

Eurovizion 2025,  gjysmëfinalja e dytë / Spektakli u transmetua eskluzivisht në RTSH 1, Radio Tirana 1, dhe RTSH Muzikë

Gjysmëfinalja e dytë e edicionit të 69-të Festivalit Europian të Këngës  u mbyll mes emocionesh,…

2 days ago

“Nga pasioni te profesioni”  / Broshura orientuese për gjimnazistët e “28 nëntorit”

“Nga pasioni te profesionini”  ishte tema e nje projekti qe aspirantet per shkollen e drejtoreve…

2 days ago

Familja, strehë e shpresës dhe e kujdesit –  Në Ditën Botërore të Familjes, aktivitet ndërgjegjësues për solidaritetin dhe përkujdesjen

Në kuadër të Ditës Botërore të Familjes, Shoqata “Projekti Shpresa”, në bashkëpunim me Federatën Universale…

2 days ago