Ndryshime në qeveri, Ina Majko emërohet zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, shkarkohet Niko Hyka

Këshilli i Ministrave ka vendosur që të emërojë në postin e zëvendësministres të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ish- kandidaten e Partisë Socialiste për deputete në qarkun e Vlorës, Ina Majko.
Ndërkohë, me vendim të Këshillit të Ministrave, nga kjo detyrë është shkarkuar Niko Hyka.
Kujtojmë se kryeministri Edi Rama premtoi se nëse ajo nuk do të arrinte të zgjidhej më 11 maj deputetet, do të ishte pjesë e qeverisë.
Ina Majko, garonte në listë të hapur për zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Vlorës dhe nuk arriti të siguroj një vend në Kuvend si deputete.
V E N D I M PËR LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Niko Hyka, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Ina Majko emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.