Ndotje mjedisore poshtë urës së Vrakës / Banorët kërkojnë masa urgjente dhe pastrim të menjëhershëm
Hedhja e mbeturinave, kryesisht mbetje plastike, por edhe mbetje të ngurta, është kthyer në një shqetësim serioz dhe në rritje poshtë urës së Vrakës, në fshatin Gril.
Zona është shndërruar në një vendgrumbullim të paligjshëm mbetjesh, duke ndotur mjedisin dhe duke rrezikuar shëndetin e banorëve.
Sipas banorëve të zonës, situata është përkeqësuar ndjeshëm kohët e fundit, ndërsa mungesa e kontrollit dhe ndërhyrjes nga institucionet përkatëse ka bërë që fenomeni të përsëritet vazhdimisht.
Ata kërkojnë marrjen e masave konkrete, pastrimin e zonës dhe vendosjen e monitorimit për të parandaluar hedhjen e mbeturinave në mënyrë të pakontrolluar.
Banorët apelojnë për reagim të menjëhershëm nga autoritetet vendore për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi shqetësues.
