Ndotja nga mbetjet / Në Urën e Vrakës situata është shqetësuese
Ura e Vrakës po përballet me një situatë shqetësuese për mjedisin dhe komunitetin përreth. Pranë këtij objekti të rëndësishëm po hidhen në mënyrë të pakontrolluar mbeturina, duke krijuar ndotje dhe dëmtuar imazhin e zonës.
Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse për pastrimin dhe vendosjen e masave ndëshkuese ndaj personave që ndotin hapësirat publike.
Duke qenë një vijë ndarëse mes dy bashkive asaj të Shkodrës dhe të Malësisë së Madhe, iniciativat nga titullarët e bashkive nuk kanë qënë të shpeshta.
Përveç pastrimit të menjëhershëm, kërkohet vendosja e tabelave paralajmëruese dhe ndëshkime për personat që hedhin mbeturina jashtë vendeve të përcaktuara.
Ruajtja e pastërtisë dhe respektimi i mjedisit janë të domosdoshme për një komunitet më të shëndetshëm dhe një ambient më të bukur.
Problemi i menaxhimit të mbetjeve vijon të jetë një sfidë për institucionet.
