Ndërtimi i ujësjellësit Bardhaj-Bleran / Banorët: Një investim i domosdoshëm për zonën tonë

ujesjelles bardhaj

Një investim i rëndësishëm për ndërtimin e ujësjellësit, ka nisur në fshatrat Bardhaj dhe Bleran, në njësinë administrative Rrethina.

 Mundësia për t’u furnizuar me ujë të pijëshëm banorët për shkak të mungesës së burimeve në zonë për rreth, ka bërë që ky investim të jetë jetik për banorët.

E vetmja mundësi për të siguruar ujë deri tani ka qenë përmes puseve të hapur në mënyrë private.

Projekti parashikon sigurimin e ujit në breg të lumit Kir, ndërsa investimi kap vlerën e rreth 2 milion euro dhe parashikohet të përfundojë brenda 18 muash.

Ndërtimi i këtij rrjeti të ujësjellësi do të bënte të mundur zhvillimin e zonës duke ndikur kështu në përmisimin e jetesës për banorët e fshatit Bardhaj dhe Bleran.