Categories: Lajme

Ndërtesat në veri të Kosovës, Vuçiç : Serbët nuk do t’i dorëzojnë pronat e tyre

Për presidentin serb  Aleksandër Vuçiç, nuk mund të ketë asnjë diskutim për dorëzimin e ndërtesave dhe pronave që serbët në veri të Kosovës i konsiderojnë të tyre. Sipas Radios Eruopa e Lirë, këto deklarata u bënë pikërisht në ditën kur skadon afati për largimin e katër institucioneve të Serbisë nga një ndërtesë komunale në Mitrovicë të Veriut.

Ne kemi treguar vullnet të mirë, kemi biseduar me përfaqësuesit e serbëve që të pranojnë dialogun për mbajtjen e zgjedhjeve në veri. Ne gjithmonë e kemi konsideruar dialogun si mënyrën e vetme për të zgjidhur problemet, dhe problemet vetëm po akumulohen” mësohet të ketë thënë Vuçiç.

Zyra për Kosovën, por edhe Lista Serbe që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar ditëve të fundit janë shprehur kundër largimit të institucioneve serbe nga objekti komunal në Mitrovicë të Veriut.

Nga ana tjetër, autoritetet në Mitrovicën e Veriut kanë argumentuar se objekti u përket atyre dhe se i njëjti duhet të lirohet për shkak të disa “punimeve”. 

Presidenti Vuçiç, konfirmoi gjithashtu se të mërkurën ose të enjten e ardhshme, delegacioni i Serbisë do të shkojë në Bruksel për bisedime me delegacionin e Kosovës në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Mbyllet faza e rregullt e kampionatit të vajzave, vendosen katër ekipet që do të luajnë në ‘Final 4’

Java e 18-të, dhe njëkohësisht e fundit e kampionatit të rregullt në futbollin e vajzave,…

18 hours ago

PS mbyll fushatën në Shkodër  /  Rama- demokratëve: Me 11 maj minimumi dëgjoni Pavarotin, ose votoni PS

Me një takim të organizuar në sheshin para Bashkisë së Shkodrës, Partia Socialiste ka mbyllur…

19 hours ago

Kopliku: Shkodrës do t’i rikthehet madhështia / Kandidati i PD- ASHM  takim përmbyllës me banorët e rajonit nr. 1 në qytet

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike,  Ted Kopliku,  zhvilloi takimin përmbyllës me banorë të Rajonit…

19 hours ago

Spahia: Qeveri- simbol i krimit / Kandidati i PD- ASHM: Me 11 maj ta ndëshkojmë me votë

Në Berdicë, ashtu si në të gjithë qarkun Shkodër, politikat diskriminuese të qeverisë Rama për…

19 hours ago

Sterkaj: Do të jem zëri juaj – Ekipi i kandidatëve të PS-së takim në Velipojë

Ekipi i kandidatëve të PS për qarkun Shkodër , sëbashku me drejtuesin politik, Benet Beci…

19 hours ago

Boçi: Rama është i pashpresë / Drejtuesi politik i PD- së: Po kërkon edhe njëherë t’i imponohet Shkodrës

Rama po kërkon dhe njëherë tjetër  t’i imponohet Shkodrës dhe ta gjunjëzojë atë me urrejtjen…

19 hours ago