Ndërron jetë një i burgosur në burgun e Lezhës

burgu i lezhes

Një i dënuar ka ndërruar jetë në ambientet e burgut në Lezhë.

Sipas burimeve, gjatë ndërrimit të shërbimit, punonjësi i rolit bazë ka konstatuar se i dënuari me mjekim të detyruar, Sotir Shabani, i shtrirë në krevat, nuk po reagonte.

Menjëherë është njoftuar mjeku i turnit, i cili, pas verifikimit, ka konstatuar se pacienti kishte ndërruar jetë.

I ndjeri Sotir Shabani, i datëlindjes 21.12.1975, lindur dhe banues në Ballsh, Mallakastër, ishte akomoduar në institucion më datë 27.11.2021 për veprën penale “Dhunë në familje”, me masë mjekimi të detyruar.

Është hartuar dokumentacioni përkatës dhe janë njoftuar drejtuesit e institucionit, specialisti i SHKBB-së, Komisariati i Policisë Lezhë, si dhe Prokurori i gatshëm, për vijimin e procedurave ligjore.

Institucioni po bashkëpunon me autoritetet kompetente për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.