4991f04c612a4166b62538137fa26b6f
Ka ndërruar jetë në burg pas tre ditësh në koma të pakthyeshme, bosi mafioz Matteo Messina Denaro.
Autoritetet italiane arrestuan më 16 janar pas 30 vitesh në arrati, bosin mafioz Matteo Messina Denaro. Ky i fundit u arrestua në një klinikë private në Palermo ku ishte shtruar për trajtim.
Arrestimi i Matteo Messina Denaro u bë pikërisht 30 vjet pas atij të Totò Riina, i cili u kap më 15 janar 1993, po në Palermo.
Mediat italiane shkruanin pas arrestimit të Denaros, se bosi mafioz ka qenë ka qenë edhe në Shqipëri.
Ndonëse nuk jepen shumë detaje për udhëtimin e tij në Shqipëri, Messina, sipas mediave italiane, ka dërguar fillimisht në Shqipëri, në vitin 2014, të besuarin e tij, Luca Bellomo, bashkëshorti i mbesës së tij Lorenza, para se ai të arrestohej dhe të dënohej me 10 vite burg.
Më pas bosi i mafias ka ardhur personalisht në vendin tonë për të lidhur marrëdhëniet me përfaqësues të institucioneve dhe të bizneseve.
Po ashtu Messina ka vizituar edhe malin e Zi, por këtu udhëtimi i tij lidhej me arsye më të thjeshta, pasioni për kazinotë.
Emisoni Piranjat, në investigimin e tij, ka zbardhur faktin se si Bashkia Shkodër me anë…
Opozita e vjetër vazhdon të flasë për qytetin tonë pa ofruar asnjë alternativë reale, por…
Si asnjëherë më parë, Dukagjin I është i bashkuar për t’i dhënë mbështetjen maksimale kanddiatëve…
Gruemira u rezervoi një pritje madhështore kandidatëve të PS në Malësi të Madhe duke iu…
Kryetari i Partisë Social Demokrate Tom Doshi zhvilloi një takim në Lezhë duke marrë mbështetjen…
Të rinjtë dhe të rejat e Shkodrës do të bëhen bashkë për t’i dhënë fitoren…
This website uses cookies.