Ndërkombëtarizimi,  prioritetet i UNISHK  – “Luigj Gurakuqi” partneritet me 15 universitete të vendeve të BE-së, synohet zgjerimi imëtejshëm 

nderkom U L Kuqi

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” aktualisht ka partneritet me 15 universitete nga 7 vende të Bashkimit Evropian, ndërkohë që synimi është zgjerimi i mëtejshëm i nderkombëtarizimit.

 Në qendër të bashkëpunimit me universitetet partnere është trajnimi i studentëve, stafit akademik dhe atij administrativ.

Fushat kryesore të bashkëpunimit përfshijnë fakultetet e ekonomisë, gjuhëve të huaja, drejtësisë dhe shkencave të natyrës

Sipas drejtuesve të sektorit të ndërkombëtarizimit në Universitetin e Shkodrës, në jo pak raste vitet e fundit ka patur edhe hezitime nga studentët për të ndjekjen e  trajnimeve në universitetet partnere

Gjatë pesë viteve të fundit, 115 studentë dhe rreth 100 pedagogë nga Universiteti i Shkodrës kanë përfituar nga programet e mobilitetit në partneritet me universitetet e huaja.

 Ndërkohë, 5 studentë dhe 65 anëtarë të stafeve nga universitetet evropiane kanë zhvilluar studime dhe trajnime në Universitetin e Shkodrës