Ndërhyrje në rrjetin nëntokësor / Kushi: Përmirësojmë infrastrukturën në zonat me intensitet në lëvizje

nderhyrje rrjeti nentokesor

Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Shkodër, në bashkëpunim me Ndërmarrjen e Shërbimeve Publike ka nisur këtë javë punimet për përmirësimin e infrastrukturës në rrugën “Don Bosko”.

Ndërhyrja ka filluar me sistemimin dhe rehabilitimin e rrjetit nëntokësor të kanalizimeve dhe kolektorit, shprehet Donika Kushi, përgjegjëse e kanalizimeve të ujrave të bardha KUB e ujësjellësit, si dhe me ndërtimin e trotuareve për këmbësorët – një hap i rëndësishëm drejt rritjes së sigurisë dhe funksionalitetit në këtë zonë me intensitet të lartë lëvizjeje.

Kushi u shpreh se këto punime në zonën e Don Boskos kanë qenë tejet të nevojshme për shkak se rrjeti ndër vite është amortizuar.

Gjatë ditëve në vijim, ky segment rrugor do të transformohet në një hapësirë të aksesueshme për të gjithë qytetarët e Shkodrës, ndërsa Ndërmarrja E Ujësjellësit do vijojë që të jetë në shërbim të qytetarëve 24 orë.