Ndërhyrje e suksesshme në QSUT, Koçiu: Sleeve gastrektomia laparoskopike realizohet në spitalin publik

QSUT

Për herë të parë në një spital publik në Shqipëri është realizuar me sukses ndërhyrja Sleeve gastrektomia laparoskopike, një teknikë moderne për trajtimin e obezitetit morbid. Lajmi është bërë i ditur nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, përmes një postimi në rrjetin e saj zyrtar në Facebook.

Ministrja Koçiu e cilësoi këtë ndërhyrje si një hap të rëndësishëm për avancimin e teknologjisë dhe kapaciteteve mjekësore në sistemin publik shëndetësor shqiptar, duke theksuar rëndësinë bashkëkohore në trajtimin e patologjive të rënda.

Është realizuar për herë të parë në spitalet publike në Shqipëri një ndërhyrje e suksesshme Sleeve gastrektomia laparoskopike në klinikën e parë të Kirurgjisë në QSUT.

Kjo teknikë është realizuar tek një pacient 62-vjeçar i cili prej kohësh vuante nga obeziteti morbid dhe kjo i kishte krijuar edhe sëmundje të tjera shoqëruese duke ia vështirësuar cilësinë e jetës.

Mirënjohje Prof. Arvin Dibra, dhe ekipit të mjekëve: Denis Godaj, Ambra Doku, Eri Stafa, anestezistët Majlinda Naço, Ana Mandi dhe Infermieret Ermela Gjona, Andi Dyrmishi, Anjeza Sadikaj dhe Besa Seiti. Pacienti sot gëzon shëndet të plotë“, shkruan  Koçiu.