Personi më i vjetër në botë sipas rekordit Guinness, Tomiko Itooka, është ndarë nga jeta në moshën 116-vjeçare.
Japonezja Tomiko Itooka ndërroi jetë në një shtëpi pleqsh në qytetin e Ashiya, dhe mori titullin si personi më i vjetër në botë pasi Maria Branyas Morera nga Spanja vdiq në gusht 2024 në moshën 117-vjeçare.
“Zonja Itooka na dha kurajo dhe shpresë gjatë jetës së saj të gjatë”, tha në një deklaratë kryebashkiaku 27-vjeçar i Ashiya, Ryosuke Takashima.
Tomiko Itooka lindi në maj 1908 dhe jetoi gjatë luftërave botërore dhe pandemive. Ajo mori titullin si personi më i vjetër në botë në shtator 2024 dhe iu dha certifikata zyrtare Guinness në Ditën e Respektit për të Moshuarit, e cila është një festë publike japoneze që festohet çdo vit për të nderuar qytetarët e moshuar të vendit.
Që nga shtatori, Japonia numëronte më shumë se 95,000 njerëz që ishin 100 vjeç e lart, nga ku 88% e të cilëve janë gra.
Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth ka paralajmëruar Iranin se do të përballet me pasoja…
Arrihet marrëveshja e shumëpritur mes SHBA dhe Kievit për mineralet. Shtetet e Bashkuara do të…
Në shumë vende të botës, 1 Maji përkujtohet si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve – një…
DashiNjë ditë e mrekullueshme për të bërë blerje, sepse dëshira për ndjekur stilet e fundit…
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga…
Kryetarja e grupit të anëtarëve të Këshillit Bashkiak të PD-së, Irena Shala-Shestani, ka reaguar ndaj…
This website uses cookies.