Ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare ish-ministri i Financave të Kosovës

Ali Sadriu, ish

Është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare, Ali Sadriu, ish-ministër i Financave të Kosovës, ekonomist dhe veprimtar i shquar institucional, i cili gjatë gjithë veprimtarisë së tij profesionale dha një kontribut të rëndësishëm në ndërtimin, zhvillimin dhe konsolidimin e institucioneve financiare dhe publike të vendit.

Lajmin për ndarjen nga jeta e kanë konfirmuar familjarët e tij. “Të nderuar miq dhe familjarë. Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot ndërroi jetë babai ynë i dashur, Ali Shaban Sadriu”, ka shkruar në Facebook djali i tij, Flamur Sadriu.

Kush ishte Ali Sadriu?

Ali Sadriu, sipas biografisë së publikuar në faqen e Kuvendit të Kosovës, ka qenë drejtor ekzekutiv i QKUK-së, deputet në 5 legjislatura (1992-1998, 1998-2002, 2002-2004, 2004-2008, 2011-2014), Ministër nga LDK për Ekonomi dhe Financa (2002-2004), Bashkëdrejtues i Autoritetit Qendror Fiskal (2000-2002), Drejtor financiar në Fakultetin e Mjekësisë 1977-1980) etj.