Nata e parë e FEST 64/ Autorja Belioza Çoku zbulon artisten që do çelë festivalin

Belioza Çoku

Autorja e FEST 64, Belioza Çoku, ka zbuluar disa detaje ekskluzive mbi natën e parë të festivalit të këngës në RTSH.

Në një deklaratë për mikrofonin e RTSH nga Pallati i Kongreseve, ajo theksoi se siparin e kësaj nate do ta çelë drejtoresha e festivalit, artistja e njohur Elhaida Dani, e cila do të emocionojë publikun shqiptar me një performancë të veçantë dhe të paharrueshme.

“Përgatituni që të realizoni një marrëdhënie direkte me muzikën e lehtë shqiptare nëpërmjet zërave të rinj dhe prurjeve fantastike të këtij edicioni. Po ashtu mund të them që, edhe përfaqësuesit e jurisë janë nga të gjitha ngjyrat, nga media, emra të shquar në nivel ndërkombëtar të artit, nga letërsia, tekstet e këngëve ndër vite. Juria është e ndryshme por të gjitha mendjet e bashkuara. Të ftuarit e sotëm do jenë të preznutar në mënyrë progresive. Do e hapë Elhaida Dani me një performancë të sajën natën e parë. Vetëm kaq mund të them”, tha Çoku.

Ajo gjithashtu theksoi se juria e këtij edicioni është shumë e diversifikuar, duke përfshirë emra të njohur të artit dhe kulturës, që do të sjellin një vlerësim të thellë dhe të balancuar për çdo pjesëmarrës.

Por pastaj do takojmë dhe sukseset e Shqipërisë më të reja, si rasti i eurovisionit përf fëmijë dhe do e mbyllim me një artist shumë special, i cili do performojë edhe nëpërmjet këngës dhe panios, Do jetë një natë shumë e bukur dhe do bëjë nisjen graduale të këitrj kompeticioni të vecantë, special dhe të vetëm në Shqipëri”, përfundoi autorja.