Napoli, zyrtarizohet De Bruyne. De Laurentiis: Mirë se erdhe Kevin

De Bruyne

Pritja mbaroi, Kevin De Bruyne është zyrtarisht një lojtar i ri i Napolit. Klubi kampion i Italisë e njoftoi këtë me një postim në X: “Kevin është krenar që është një prej nesh!”.

Një postim në Tëitter nga presidenti Aurelio De Laurentiis mbërriti gjithashtu pak më vonë: “Mirë se erdhe Kevin”. Kampioni belg zbarkoi në Fiumicino në mëngjes i shoqëruar nga avokatët, babai dhe agjentët e tij, më pas u transferua në klinikën Villa Stuart për të bërë testet e fitnesit fizik.

Më pas në shtëpinë e De Laurentiis ku ai nënshkroi kontratën që do ta lidhë atë me të kaltërit për dy sezonet e ardhshme, me një opsion për një të tretë.

De Bruyne, i cili është tërhequr nga Kupa e Botës për Klube për të shmangur dëmtimet që do të kishin kompromentuar të ardhmen e tij të afërt, do të jetë me pushimem ndërsa do të bashkohet me skuadrën në stërvitje në grumbullimin që do të mbahet nga 17 deri më 27 korrik. Para kësaj date, sipas thashethemeve, ai do të prezantohet zyrtarisht para tifozëve dhe shtypit në një konferencë në Napoli.

Kevin De Bruyne do të mbushë 34 vjeç më 28 qershor dhe për faqen e fundit të rëndësishme të karrierës së tij ai ka zgjedhur të përqafojë projektin teknik të Napolit të De Laurentiis dhe Antonio Contes. Një sfidë që mund t’i garantojë atij një rini të dytë në një karrierë të mbushur me 22 trofe.