Napoli-Juventus sfida e emergjencës, Conte dhe Spalletti duhet të “shpikin” diçka
Pa lojtarë të rëndësishëm në të dy krahët, dora e trajnerëve do të bëhet edhe më e ndjeshme në ndeshjen e madhe të së dielës në Serinë A.
Lista e atyre që do të mungojnë në Napoli-Juventus sa vjen dhe zgjatet. Napoli nuk ka të gatshëm lojtarë si Lukaku, De Bruyne, Anguissa, Gilmour dhe Lobotka. Juventusi në anën tjetër ka emergjencën e zakonshme të mbrojtjes, ku veç Bremer dhe Rugani mungon edhe Gatti. Vlahovic ndërkohë nuk do të jetë në dispozicion për një kohë të gjatë.

Trajneri Conte ka ndryshuar sistemin e lojës dhe problemi i regjisorit është limituar nga dy mesfushorët qendrorë të skemës 3-4-2-1. Elmas-McTominay është dyshja para mbrojtjes, kurse dy trekuartistët Neres e Lang do të mbështesin sulmuesin Hojlund. Di Lorenzo dhe Olivera do të jenë titullarë në krahë. Ndërsa mbrojtja formohet nga Beukema, Rrahmani dhe Buongiorno.
Për Spalletti problemet vijnë nga mbrojtja, ku Kelly do të jetë mes Kalulu e Koopmeiners. McKennie dhe Cambiaso do të mbulojnë krahët, kurse Locatelli dhe Thuram qendrën e mesfushës. Vlahovic do të zëvendësohet nga David, i cili do të mbështetet nga Conceiçao dhe Yildiz.
Dy sisteme identike dhe një lojë një kundër një në gjithë fushën. Dy 3-4-2-1 me anësorë sulmues që mund të shtyjnë përpara, duke tentuar të fitojnë duelet individuale. Dhe pikërisht loja në krahë duket ajo që mund të vendosë ndeshjen. Agresiviteti në lojën pa top dhe aftësia për të kaluar kundërshtarin do të jenë pa dyshim “çelësi” i sfidës.
