“NAN” kënga që foli me zemër – Alis fitues i festivalit të 64 të këngës drejt Eurovision 2026

alis fest evrop

Këngëtari shkodran Alis triumfoi në Festivalin e 64-t të Këngës në RTSH me këngën “Nan”, një interpretim që bashkoi fuqinë vokale me emocionin e pastër artistik.

Kënga preku thellë publikun dhe mori vlerësimin maksimal të jurisë, duke i dhënë Alis çmimin e parë dhe të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision 2026.

“Jam duke jetuar disa ditë në ëndërr, nuk mjaftojnë pickimet tek krahu për të më nxjerrë gjumin. Puna për Eurovizion do të filloj shumë shpejt sepse dëshiroj që çdo gjë të jetë e kopsitur”, u shpreh Alis.

“Nan” u veçua për interpretimin unik dhe mesazhin universal për dashurinë, ndërsa emocioni i transmetuar nga Alis në skenë e ktheu performancën në një nga momentet më të paharrueshme të natës finale. Ovacionet dhe duartrokitjet e gjata konfirmuan lidhjen e drejtpërdrejtë mes artistit dhe publikut.