MZSH përgatitet për sezonin turistik / Ponari: Një mjet do të qëndrojë në Velipojë deri në shtator

agim ponari zjarrefikesja

Javën e ardhshme një mjet së bashku me efektivët përkatës do të stacionohet pranë plazhit të Velipojës.

 Drejtori i Repartit Zjarrëfikës në Shkodër, Agim Ponari, tregon mbi përgatitjet që po bëhen për sezonin turistik.

Referuar viteve të fundit nuk ka patur raste të shpërthimit të bombulave të gazit në plazhe, megjithatë nuk kanë munguar zjarret për shkaqe të ndryshme.

Ndaj, Ponari apelon drejt subjekteve, por edhe pushuesve.

Në bazë të një plani të hartuar me herët, një mjet zjarrëfikës së bashku me efektivë qëndrojnë 24 orë në gadishmëri në zonën e plazhit të Velipojës.