Myslim Murrizi: Nuk rrëzohet qeveria me protesta militantësh. Asnjë qeveri nuk ikën ashtu
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka deklaruar se historia e politikës shqiptare në 35 vjet ka treguar se nuk vihet në pushtet me militantë.
Duke folur në emisionin “Tema e Ditës” të Arbër Hitajt në RTSH1, Murrizi theksoi se ai nuk është bërë pjesë e protestës së Partisë Demokratike përpara Kryeministrisë.
“Historiku i këtyre 35 viteve ka treguar që nuk vjen dot në pushtet me militantë. Unë nuk kam qenë te foltoret. Unë nuk shkoj as në foltore, as në faltore, as në tellalltore sepse nuk kam kohë tepër. Për çfarë duhet të shkoj atje që të dëgjoj ata të cilët iu shmangen votës së demokratëve”, theksoi Murrizi.
Ai vuri në dukje se në radhët e Partisë Demokratike janë deputetë që nuk kaluan as në procesin e primareve dhe iu shmangën votës së demokratëve duke qenë se ishin në listë të mbyllur.
