Muzeu “VDK” ndër më të vizituarit në këtë sezon / Qelitë origjinale të paraburgimit, pika më tërheqëse për vizitorët
Sezoni veror ka sjellë shtim të fluksit të vizitorëve në të gjitha muzetë e qytetit të Shkodrës.
Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës, është një ndër më te vizituarit nga turistët e huaj, pasi për shumë prej tyre ky muze deshmon detaje për të cilat kanë degjuar dhe lexuar, por jo përjetuar në vendet e tyre.
Sipas punonjësve të muzeut, gjeografia e vizitorëve këtë vit duket më zgjeruar. Ndërkohë , vërehet një shtim i interesit edhe nga emigrantët që kthehen për pushime për të sjellë fëmijët e tyre në këtë muze.
Brenda 6 muajve të parë të këtij viti “Vendi i Deshmisë dhe Kujtesës” në Shkodër është vizituar nga afro tre mijë vizitor vendas dhe të huaj.
Ky muze është i pari Vend Kujtese Historike në Shqipëri, i cili përkujton viktimat që vuajtën dënimin në burgjet e regjimit komunist.
