Muzeu i Dëshmisë dhe Kujtesës / Historiani Xherardo Nikjari konfirmon interesin në rritje për muzeun

xherardo nikjari

Muzeu i Dëshmisë dhe Kujtesës në Shkodër gjatë vitit 2025, ka shënuar një rritje të ndjeshme të numrit të vizitorëve, si vendas ashtu edhe të huaj.

Kjo është konfirmuar nga historiani i këtij muzeu Xherardo Nikjari, i cili bën të ditur se interesimi për këtë institucion muzeor ka qenë i lartë përgjatë gjithë vitit, veçanërisht gjatë periudhës së festave të fundvitit.

Ndërkohë, historiani Nikjari bëri të ditur se ekspozita e fundit kushtuar figurës së Martin Camajt ka ngjallur interes të madh tek publiku.

 Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur për vizitorët deri më 10 janar, duke u dhënë mundësinë qytetarëve dhe turistëve të njihen më nga afër me jetën dhe veprën e tij.

Rritja e numrit të vizitorëve shihet si një tregues i rëndësishëm i interesit në rritje për trashëgiminë historike dhe kulturore, si dhe i rolit që muzeu po luan në promovimin e kujtesës kolektive.

Muzeu është i ndarë në dy pjesë, të cilat i ndan një korridor. Ai është i lyer me të kuqe për të simbolizuar vuajtjet, shpesh të përgjakshme të atyre që dërgoheshin në dhomën e marrjes në pyetje, përmes tij.

muzeu i deshmise ok