Muzeu Historik i Shkodrës, elementët që e bëjnë muzeun tërheqës për turizmin kulturor
Muzeu Historik i Shkodrës vijon të jetë një nga institucionet më të rëndësishme kulturore të qytetit duke tërhequr interesin e vizitorëve vendas dhe të huaj. Gjatë vitit 2025 muzeu ka pasur një rol aktiv në promovimin e historisë dhe trashëgimisë së Shkodrës.
“Kemi pasur një vizitueshmëri të kënaqshme me një rritje me rreth 17% te tyre krahasuar me vitin e shkuar”, u shpreh Majlinda Laçaj, Drejtore e Muzeut Historik Shkodër.
Një vëmendje e veçantë i kushtohet pranisë së turistëve të huaj gjatë vitit 2025.
“Kryesisht Muzeu Historik vizitohet nga shtetas të huaj që vijnë nga shtete të ndryshme”, tha ajo.
Elementët që e bëjnë muzeun tërheqës për publikun sot, lënë më shumë përshtypje tek turistët ndërkombëtarë.
“Impakti i parë me arkitekturën e objektit, pjesa e historisë dhe arkeologjisë”, tha Drejtoresha e Muzeut Historik Shkodër.
Muzeu Historik i Shkodrës mbetet një pikë referimi për njohjen me historinë dhe identitetin e qytetit duke vijuar të zgjojë interes dhe kureshtje tek vizitorët nga brenda dhe jashtë vendit.
