Muriqan, fluks i lartë kalimesh – Festa e Pashkës, rikthehen në vendlindje mijëra emigrantë

Shumë emigrantë nga Shqipëria dhe Kosova që po kthehen në vendlindje për festën e Pashkës, kanë mbërritur edhe përmes pikëkalimit të Muriqanit.
Nga orët e para të së premtes e deri në mesditën e së shtunës, në Shqipëri kanë hyrë rreth 12,000 shtetas me 3,800 mjete, ndërsa drejt Malit të Zi kanë dalë rreth 10,500 persona me 3,200 automjete.
Për të shmangur radhët dhe pritjet e gjata gjatë këtyre ditëve, shërbimet kufitare të të dy vendeve kanë aplikuar procedura të përshpejtuara të kalimit.