“Muri i kujtesës” – thuaji jo armëve , fushatë sensibilizuese në Shkodër kundër mbajtjes dhe përdorimit të armëve.

muri i kjteses

Përmes fragmenteve të librave, lajmeve, krijimeve artistike dhe pjesëve historike të përzgjedhura me kujdes, ky mur shërben si një kujtesë e dhimbshme e pasojave që dhuna dhe armët sjellin, duke vënë në pah rëndësinë e paqes dhe sigurisë.

Nga organizatat e shoqërisë civile në Shkodër që janë pjesë e vazhdueshme e fushtave të tilla theksohet domosdoshmëria që ky problem të trajtohet me prioritet nga institucionet dhe të përfshijë vetë komunitetin. 

Shkodra vijon të jetë një ndër rajonet më problematike përsa i përket ngjarjeve kriminale me viktima dhe të plagosur nga përdorimi i armëve. Nga policia vendore janë të shpeshta njoftimet për arrestime dhe procedime penale për armëmbajtje pa leje, një fenomen ky që kërkon përpjekje të mëdha dhe të vazhdueshme  për parandalim.