Mungesë sherbimesh prej 3 dekadash – Fshati Bleran, në Rrethina të Shkodrës, nevojë urgjente për investime
Fshati Bleran , në njësinë administrative Rrethina të Shkodrës, është një prej fshtarave i cili gjatë gjithë këtyre viteve nuk ka njohur investime si në infrastrukturën rrugore ashtu edhe në sistemin e ujit të pijshëm dhe rrjetit të energjisë elektrike.
Një problem i cili i shoqëron banorët më së shumti është amortizmi i rrjetit elektrik dhe kjo gjendje i frikëson ato pasi shpesh herë telat e këputur bien në rrugën ku kalojnë fëmijët për të shkuar në shkollë.
Disa here, banorët në këtë zone, përmes mediave apo edhe shkresave zyrtare, kanë kërkuar që pushteti vendor të ndërhyjë për rikonstruksionin e rrugës, një shërbim të cilin e meritojnë duke qenë edhe taksapagues të rregullt.
