Mungesa e infrastrukturës – Rrugët në “Zooteknikë” në pritje të investimit
Rruga “Selim Gjyrezi”, në lagjen “Zooteknikë” të qytetit të Shkodrës, prej 25 vitesh është lënë në harresë nga institucionet përgjegjëse.
Edhe pse pjesa më e madhe e rrugëve në këtë lagje janë asfaltuar vitet e fundit, sërish ka nga ato rrugë të cilat janë të amortizuara totalisht.
Në të gjithë gjatësinë e tyre disa rrugë në “Zooteknikë” janë në gjendje të keqe. Banorët vijojnë të ankohen, pasi situata është e përkeqësuar në të gjitha stinët.
Mungesa e investimeve është një problem jo i vogël për periferinë e qytetit të Shkodrës, që vijon të përballet me të njëjtin problem prej vitesh.
Edhe më herët, RTSH Shkodra ka sjellë problematika që lidhen me infrastrukturën rrugore në lagjen “Zooteknikë”.
Edhe pse taksapagues të rregullt, rreth 200 banorë në rrugën “Selim Gjyrezi” nuk kanë marrë asnjë shërbim nga insitucionet përgjegjëse për asfaltimin e rrugës ku kalojnë çdo ditë.
