Mungesa e dokumentacionit penalizon fermerët / Bashkia Shkodër: Prioritet asistenca për pajisjen e fermerëve me AMTP

Edhe pse janë miratuar pesë vite më parë procedurat për pajisjen me aktin e marrjes së tokës bujqësore në përdorim ky proces mbetet i papërmbyllur për mijëra fermerë.
Ligji që rregullon pajisjen e fermerëve me këtë dokumentacion kërkon ndjekjen dhe zbatimin nga bashkitë dhe njësitë administrative.
Nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik në Bashkinë Shkodër thuhet se është prioritet asistenca ndaj fermerëve në përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm, që u mundëson atyre përfshirjen në skemat mbështetëse të qeverisë.
Megjithatë, edhe për këtë vit, shumica e fermerëve me aktivitet bujqësor në territorin e bashkisë nuk kanë mundur të përfitojnë subvencione, pikërisht për shkak të mungesës së dokumenteve ligjore të pronësisë mbi tokën.
Në nivel qarku, mbi 15 mijë fermerë në Shkodër nuk janë përfshirë në skemat e subvencioneve, për shkak të mungesës së AMTP apo të çertifikatës së pronësisë, dokumente që mbeten kusht i domosdoshëm për të përfituar ndihmën financiare nga shteti.