Mozaiku i një dite Karnavalesh – Programi i festimeve ka krijuar atmosferë në zonën pedonale

Shkodra po feston këto ditë Karnavalet, një prej festave më të vjetra të qytetit, traditë prej vitit 1861.
Fëmijët dhe të rinjtë janë pjesë e programit festiv me shfaqjet artistike duke përfaqësuar shkollat e tyre e duke prodhuar atmosferën e duhur për të pranishmit në shesh.
Në një nga hapësirat e pedonales, nuk mungon as panairi i produkteve artizanale.
Maskat janë elementi kryesor i festës së Karnavaleve. Duke qenë të tilla, në mjediset e QKF “Kujtim Alija”, fëmijët po mësojnë se si t’i realizojnë ato në mënyrë artizanale.