Moura i përgjigjet Celik, Roma i reziston Portos: play off vendoset në Olimpico

Roma i reziston Portos

Porto dhe Roma nuk kanë shkuar më shumë se sa barazimi 1-1 në ndeshjen e tyre të parë, të cilën e kanë luajtur në Estádio do Dragão dhe që ka ardhur drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Tashmë gjithçka e hapur për ndeshjen e kthimit një javë më vonë në Romë, por që verdhekuqtë vijnë të cunguar. Përveç Dibalës së dëmtuar, që u largua nga fusha ende pa mbaruar pjesa e parë, për shkak kartonësh nuk do të jenë Salemakers dhe Kristante.

Roma është munduar ta mbajë nën presion kundërshtarin, ndërsa Dovbik, në të 10’, ka goditur jashtë. Porto ka patur momentin më të mirë në pjesën e parë, por që nuk është shfrytëzuar nga vendësit. Verdhekuqtë tentojnë dhe një herë me Dibalën, Pelegrini dhe Kristante, por gjithnjë shënjestra jashtë. Dhe në fundin e kohës shtesë, Çelik është ai që e çon Romën në dhomat e zhveshjes në avantazh.

Vendësit e nisin ndryshe pjesën e dytë, ndërsa Svilar ka grushtuar goditjen e Moura. Roma nuk e gjen dot golin e dytë, ndërsa Diogo Kosta i ka thënë “jo” golit në goditjet e Pisilit dhe të Kristantes. Dhe atë që nuk e bëri skuadra verdhekuqe e arrin Porto me Françisko Moura. Përtej përpjekjeve të të dy skuadrave, ndërsa Porto për rreth 20 minuta ka luajtur me një futbollist më shumë, në fund vetëm barazim 1-1. Tanimë ndeshja e kthimit gjithçka për gjithçka.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.