Moti sot i kthjellët, por me vranësira në mëngjes dhe reshje të dobëta lokale

Moti sot i kthjellët, por me vranësira

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime, si dhe alternime vranësirash deri të dendura.

Vranësirat në orët e para të mëngjesit përgjatë Ultësirës Perëndimore do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe lokale.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 7 m/sek, e shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

  • në zonat malore 3 deri 13°C                                                                                                                
  • në zonat e ulëta 4 deri 17°C                                                 
  • dhe në bregdet 6 deri 17°C