Moti i keq-Rama: Ekipet e ARRSH-së në terren pa ndërprerje për të mbajtur akset rrugore të hapura

bore terren

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se nisur nga kushtet e vështira të motit, ekipet e Autoritetit Rrugor Shqiptar janë në terren pa ndërprerje, duke punuar ditë e natë për të mbajtur akset rrugore të hapura dhe për të garantuar sigurinë e çdo qytetari në lëvizje.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama shkruan se drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, të ulin shpejtësinë dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.

Postimi i plotë i Edi Ramës:

Në këto kushte të vështira moti, ekipet e Autoritetit Rrugor Shqiptar janë në terren pa ndërprerje, duke punuar ditë e natë për të mbajtur akset rrugore të hapura dhe për të garantuar sigurinë e çdo qytetari në lëvizje 

 Drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, të ulin shpejtësinë dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë

 130 mjete borëpastruese

 577 mjete të tjera

 800 punonjës

 5 300 ton kripë

 1 800 ton granil.