Categories: Lajme

Moti i keq/ Pushuesit braktisin plazhet, pengohet lundrimi i anijeve e mjeteve t…

Moti i keq/ Pushuesit braktisin plazhet, pengohet lundrimi i anijeve e mjeteve turistike

Reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin kanë prishur edhe planet e pushuesve. Shumë plazhe janë gjendur sot të braktisur ndërsa trafiku në shumë qytete bregdetare ka qenë i ngarkuar si pasojë e lëvizjeve të turistëve. Për shkak të motit të keq janë penguar edhe lundrimet në det.

Aktualisht, forca e detit është 5 ballë duke penguar lundrimin e anijeve të vogla dhe çdo mjeti turistik të cilat duhet të shmangen edhe nëse kanë qenë të planifikuara. Edhe sektori i peshkimit ka pezulluar aktivitetin nën ndikimin e këtyre kushteve atmosferike.

Pushuesit janë tërhequr duke qëndruar në hotele apo banesa të marra me qira por ka dhe prej atyre që janë larguar duke krijuar trafik të rënduar. E njëjta panoramë është parë edhe në plazhin e Velipojës ku për shkak të përkeqësimit të motit një pjesë e pushuesve janë larguar.

Pranë çdo kulle vrojtimi u dha sinjali i kuq në mënyrë që askush të mos futet në det për shkak edhe të rrezikut nga dallgët e forta.

Më së shumti e shtuna u shfrytëzua për foto në breg të detit apo një xhiro në pedonale ku shoqëruese ishin edhe reshjet e shiut.

Shumë qytete bregdetare janë në të njëjtën gjendje. Moti i keq me stuhi dhe reshje të dendura shiu, vjen pas një periudhe të gjatë me temperatura të larta të cilat arritën mbi 40 gradë celsius.

Kjo situatë meteorologjike pritet të zgjasë vetëm gjatë fundjavës. Java tjetër do të ketë mot të mirë dhe temperatura të larta.

Burimi

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kolegji Zgjedhor rrëzon PD-në, votat e ardhura nga diaspora në Greqi do të numërohen

Votat e ardhura nga diaspora në Greqi në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit…

1 day ago

Nga Tirana, Zelensky, Macron, Merz, Starmer dhe Tusk, telefonatë me presidentin amerikan Trump për bisedimet Rusi-Ukrainë

Nga Tirana, ku po marrin pjesë në samitit të Komunitetit Politik Evropian, presidenti ukrainas Volodymyr…

1 day ago

Eurovizion 2025,  gjysmëfinalja e dytë / Spektakli u transmetua eskluzivisht në RTSH 1, Radio Tirana 1, dhe RTSH Muzikë

Gjysmëfinalja e dytë e edicionit të 69-të Festivalit Europian të Këngës  u mbyll mes emocionesh,…

1 day ago

“Nga pasioni te profesioni”  / Broshura orientuese për gjimnazistët e “28 nëntorit”

“Nga pasioni te profesionini”  ishte tema e nje projekti qe aspirantet per shkollen e drejtoreve…

1 day ago

Familja, strehë e shpresës dhe e kujdesit –  Në Ditën Botërore të Familjes, aktivitet ndërgjegjësues për solidaritetin dhe përkujdesjen

Në kuadër të Ditës Botërore të Familjes, Shoqata “Projekti Shpresa”, në bashkëpunim me Federatën Universale…

1 day ago