Moti i keq-Policia e Shtetit apel drejtuesve të automjeteve: Bëni kujdes të shmangni aksidentet rrugore

bore policia

Policia e Shtetit u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve për kujdes maksimal në rrugë për shkak të kushteve të vështira të motit që është shoqëruar me reshje intensive shiu, breshër dhe dëborë.

Sipas policisë, moti i keq po vështirëson qarkullimin sidomos në zonat malore ku ka ngrica dhe akull, dhe drejtuesit e automjeteve duhet të tregojnë vigjilencë për të shmangur aksidentet.

Për shkak të motit të keq, me reshje shiu, breshëri dhe dëbore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, Policia e Shtetit apelon që drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve të tregojnë më shumë kujdes gjatë qarkullimit. Në zonat malore, drejtuesit e automjeteve të kenë me vete mjetet antirrëshqitëse dhe të përdorin goma dimërore. Shërbimet e Policisë po koordinojnë me firmat kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve në të gjitha  zonat ku ka prezencë të breshërit dhe dëborës, me qëllim pastrimin në kohë të rrugëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu Policia e Shtetit bën thirrje të prerë; “Moderoni shpejtësinë, mos kryeni parakalime të gabuara, mos përdorni celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe mos drejtoni automjetin nën efektin e alkoolit”, ndërsa shton se “shërbimet e Policisë po koordinojnë me firmat kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve në të gjitha  zonat ku ka prezencë të breshërit dhe dëborës, me qëllim pastrimin në kohë të rrugëve”.