Moti i keq ka përfshirë vendin, ndërsa kreu i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, i ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes.
Në Lezhë, për shkak të erës së fortë, janë rrëzuar shumë pemë, shtylla elektrike dhe tabela të sinjalistikës rrugore.
Për pasojë, Ndreu i kërkon qytetarëve që të kufizojnë lëvizjet me makinë dhe në këmbë, ndërsa bën me dije se forcat e emergjencës dhe zjarrfikësit janë në gatishmëri.
“Të nderuar qytetarë të Lezhës! Situata e motit dhe sidomos era e fortë ka krijuar probleme të mëdha! Janë rrëzuar 4 shtylla elektrike, shumë pemë, tabela të sinjalistikës rrugore dhe deri profile alumini të dritareve në pallate! Forcat tona të emergjencës, zjarrfikës, shërbimeve dhe Policia Bashkiake janë përballur gjatë natës me raste të rrezikshme!
Ju lutem kufizoni lëvizjet me makina dhe në këmbë! Lajmëroni menjëherë nëse konstatoni një rrezik afër vendndodhjes, shtëpisë, apo biznesit tuaj! Për çdo rast telefononi në Bashki në nr e tel 0683312049”, shkruan Ndreu.
Territori i Qarkut Lezhë gjatë gjithë 24 orëve të kaluara është përfshirë nga reshje shiu dhe dëbore, të shoqëruar me erë me intensitet të fortë, ndërsa dëbora ka zbritur deri në qytetin e Lezhës dhe Laçit.
Në Kurbin raportohet se pothuajse gjithë qyteti është gdhirë pa energji elektrike, që nga ora 20 e mbrëmjes së djeshme. Si pasojë e mungesës së energjisë, është ndalur dhe furnizimi me ujë i qytetit. Për shkak të erës së fortë, vazhdon të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, sidomos në zonat rurale, në njësitë administrative Kallmet, Blinisht, Dajç, Balldren, Kolsh, Zejmen, Shënkoll e disa fshatra të njësisë Shëngjin.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të hënën se vendimi për t’u shpërbërë i grupit…
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka pranuar kërkesën e Partisë Socialiste për shfuqizimin e vendimit të…
Në një ditë historike për median e qytetit si ai i 80-vjetorit të Radio Shkodrës,…
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se nuk do të pranojë rezultatin e zgjedhjeve…
Një ngjarje e rëndë është konstatuar paraditen e kësaj të martë në Shkodër. Një shtetase…
403 Qendra Votimi kanë nxjerrë këtë rezultat në qarkun e Shkodres: 40.01% për PD dhe…
This website uses cookies.