Moti i keq në Lezhë, pezullohet lundrimi i mjeteve të peshkimit

pezullohet lundrimi

Moti i keq që ka përfshirë rajonin e Lezhës që prej pasdites së të mërkurës ka shkaktuar probleme në lundrimin detar. Si pasojë e detit të trazuar, është ndaluar lundrimi i mjeteve të peshkimit, pasi përbën rrezik për lëvizjen dhe sigurinë e tyre.

Autoritetet bëjnë me dije se pezullimi i lundrimit do të vijojë deri në përmirësimin e kushteve atmosferike. Ndërkohë, nga moti i keq nuk raportohen problematika të tjera në territorin e qarkut Lezhë.