Moti i keq- Balluku: Paketë dëmshpërblimi për banesat dhe bujqësinë

Balluku ka inspektu

Zëvendëskryeministrja dhe njëherazi ministre e Infrastrukturës Belinda Balluku ka inspektuar sot në terren situatën e rënduar nga përmbytjet në zonën e Urës së Mifolit në Fier të shkaktuara nga reshjet intensive të ditëve të fundit.

Pas mbledhjes së Shtabit të Emergjencave për Qarkun e Fierit, Zëvendëskryeministrja Balluku deklaroi për mediat se kryeministri po përgatit një paketë dëmshpërblimi që do të përfshijë si banesat ashtu edhe pasuritë bujqësore

Ajo theksoi se gjendja më problematike është në Bashkinë Fier, ndërsa bashkitë e tjera nuk paraqesin të njëjtin nivel rreziku.

Rreth 60 hektarë në bashkinë e Lushnjes ndodhen nën ujë por janë kryesisht toka bujqësore Ndërkohë në Mallakastër në zonën e Poçemit kryetari i Bashkisë ka ndërhyrë për evakuimin e një familjeje e cila tashmë është e sigurt” tha ajo

Ministrja informoi se ka një përmirësim të motit megjithëse era në Ultësirën Perëndimore pritet të arrijë shpejtësinë maksimale prej 25 m/s.

Sa i përket prurjeve të lumit Vjosë ne nuk shikojmë vetëm reshjet që ndodhin në vendin tonë por ka të bëjë edhe me reshjet që bien në jugun e vendit por edhe nga shteti fqinj Greqia

Balluku vlerësoi bashkëpunimin mes bashkive të qarkut Fier duke theksuar se mjetet e Bashkisë së Rroskovecit Patosit dhe Lushnjes janë vënë në dispozicion të Fierit.

I kemi kërkuar të gjitha bashkive të qarkut të Fierit që të jenë në gatishmëri dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin. Kështu ka ndodhur me Bashkinë e Rroskovecit Bashkinë e Patosit që kanë vënë mjetet e tyre në dispozicion dhe Bashkia e Lushnjes që i kanë vënë mjetet në ndihmë të Bashkisë së Fierit. Ka një koordinim për të vënë në gatishmëri eskavatorët dhe autobotët dhe gjithë planin e masave”-tha Balluku.

Sa i përket kompensimit të dëmeve, Balluku bëri të ditur se bashkitë do ta kryejnë këtë proces duke u bazuar në të gjitha aktet dhe kornizat ligjore që parashikojnë kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore.

Ajo shtoi se nesër paradite, në orën 08:30, Kryeministria do të mbajë një mbledhje të gjerë të Bordit të Emergjencave, ku do të përfshihen të gjitha prefekturat e prekura dhe forcat kontributore në terren, me qëllim përmbledhjen e situatës dhe hartimin e një plani të plotë të masave për kompensim.

Bashkitë do ta realizojnë këtë proces duke u bazuar në të gjitha aktet dhe kornizat ligjore që parashikojnë kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore. Nga ana tjetër duhet pasur parasysh se nesër paradite, në orën 08:30, Kryeministria do të zhvillojë një mbledhje të gjerë të Bordit të Emergjencave, ku do të përfshihen të gjitha prefekturat e prekura dhe të gjitha forcat kontributore në terren, me qëllim përmbledhjen e situatës, hartimin e një plani të plotë të menaxhimit të saj si dhe përcaktimin e masave për kompensim.”

Balluku konfirmoi se nuk ka pasur dëmtime në bagëti në zonën e Fierit falë masave të shpejta për evakuimin e gjësë së gjallë.

Jemi duke monitoruar situatën e banesave, ku përveç forcave të Prefekturës dhe Bashkive Emergjencat Civile po bëjnë vlerësimin e situatës dhe ndërhyjnë aty ku kërkohet ndihma e shpejtë” shtoi ajo.

Sa i përket strehimit të qytetarëve të prekur nga përmbytjet, Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku bëri të ditur se janë parashikuar të gjitha skenarët e mundshëm.

Ajo shpjegoi se njësitë akomoduese do të përdoren në rast nevoje, duke përfshirë hotelet dhe konviktet, ndërsa në bashkitë ku mungojnë këto struktura do të shfrytëzohen palestra apo ambiente të tjera publike.

Të gjitha ato qytete që kanë njësi akomoduese, qofshin këto hotele apo konvikte, do të përdoren të gjitha. Ndërsa në ato bashki që nuk kanë njësi akomoduese do të përdoren edhe palestrat apo njësi të tjera,” u shpreh Balluku, duke shtuar se autoritetet janë të bindura që situata nuk do të agravojë deri në këtë pikë.

Një tjetër shqetësim është situata e argjinaturave në zonën e Adriatikut në Bashkinë e Divjakës ku pritet ndërhyrja e forcave të emergjencës dhe të Forcave të Armatosura.