Moti i keq/ Balla: Policia e Shtetit dhe strukturat shtetërore, në terren

0817322b59fa4c2283a24308381d055b

0817322b59fa4c2283a24308381d055b

Ditën e sotme vendi ynë është përfshirë nga reshje të dendura shiu, duke sjellë dhe problematika në disa qarqe si pasojë e rritjes së nivelit të ujit në përrenj.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka bërë me dije se Policia e Shtetit dhe strukturat shtetërore janë në terren për të siguruar kthimin në normalitet.

Balla u ka bërë apel drejtuesve të mjeteve që të evitojnë lëvizjes e panevojshme dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Pas përkeqësimit të motit, Policia e Shtetit dhe të gjitha strukturat shtetërore janë terren për të siguruar kthimin në normalitet. Grupet e punës janë në gatishmëri për të garantuar që akset rrugore të jenë të hapura si dhe për të siguruar furnizim me energji elektrike

Drejtuesit e automjeteve të evitojnë lëvizjet e panevojshme dhe të respektojnë me përpikmëri rregullat e qarkullimit rrugor”, shkruan Balla në rrjetin social Facebook teksa e shoqëron dhe me pamje nga puna e Policisë dhe strukturave shtetërore në terren.