Moti- Dita e sotme me kushte të paqëndrueshme atmosferike, vranësira dhe alternime kthjellimesh

vranësira dhe

Për ditën e sotme (14 prill) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh. Në pjesën e parë të ditës vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit. Pas orëve të mesditës reshjet e shiut priten të dobëta dhe lokale. Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në  lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 18m/s e shoqëruar me valëzimin në detet Adriatik dhe Jon të forcës 2-4 ballë.  

Temperaturat parashikohen:

Në zonat malore 6 deri 20°C;

Në zonat e ulëta 8 deri 25°C;

Dhe në bregdet 11 deri 25°C.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.