Moti- Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, ulen temperaturat

Mot

Ditën e sotme (9 dhjetor) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i kthjellët në pothuajse të gjithë territorin, ndërsa vranësirat të pakta kalimtare, në formën e reve të mesme e të larta transparente.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 8m/sek. Deti do të jetë me valëzim të forcës 1-3 ballë.

foto 1
foto 2