Mot i keq në vend, ministri i Mbrojtjes mbledh Komitetin e Emergjencave

Mot i keq në vend,

Reshjet e shiut me intensitet të lartë kanë përfshirë të gjithë territorin e vendit, duke shkaktuar probleme në disa akse rrugore nacionale.

Autoritetet kanë evidentuar rrezik nga rënia e gurëve dhe materialeve inerte, si dhe prani të shtuar të ujit mbi rrugë, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve.

Për shkak të kësaj situate, ministri i Mbrojtjes , Pirro Vengu ka thirrur mbledhjen e Komitetit të Emergjencave Civile.

Në këtë mbledhje pritet të marrë pjesë edhe Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për të koordinuar masat e nevojshme në menaxhimin e pasojave të motit të keq.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në rrugë dhe të ndjekin udhëzimet e strukturave përkatëse.