Molotovë e fishekzjarrë në protestën e PD, dëmtohen dy punonjës të policisë
Dy punonjës të policisë kanë mbetur të dëmtuar pas incidenteve të ndodhura në protestën e PD mbrëmjen e sotme.
Menjëherë pas mbylljes së fjalimit nga ana e kreut të PD-së Sali Berisha, protestuesit kanë hedhur molotovë dhe fishekzjarrë në drejtim të Kryeministrisë ku qëndronin dhe punonjësit e policisë. Kjo gjë ka bërë që dy prej tyre të pësojnë dëmtime.
Ata janë dërguar në spital, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tyre.
