Lajme

Mobilizimi UÇK që ndodhi 26 vjet më parë

 Ushtria Çlirimtare e Kosovës më 31 mars 1999 vendosi për një mobilizim të përgjithshëm për përballimin e ofensivës serbe dhe çlirimin përfundimtar të Kosovës.

Ky ishte urdhri për mobilizim:

Për t’iu përgjigjur më mirë zhvillimeve të kohëve të fundit, si rezultat i veprimtarisë ofensive të forcave serbe dhe për mundësinë e kryerjes më intensive të detyrave luftarake për çlirimin e Kosovës, në zbatim të Urdhrit Nr. 151, datë 31.03.1999, “Për mobilizimin e përgjithshëm për përballimin e ofensivës serbe për çlirimin e Kosovës”.

Mobilizimin e përgjithshëm në Kosovë e jashtë saj për të gjithë popullin e Kosovës për kompletimin e radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të fillojë më datën 01.04.1999 dhe të vazhdojë në proces.

Të detyruar për t’u lajmëruar për në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë moshat nga 18-50 vjeç. Lajmërimi për regjistrim prej datës 01.04.1999 deri më 30.04.1999.

Të gjithë kuadrot ushtarake të lajmërohen për të marrë detyrat në strukturat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që nga data 01. deri më 25 prill 1999. Çdo kuadër i inkuadruar i ri, në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të marrë urdhrin përkatës të emërimit në detyrën funksional nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe komandantët e njësiteve ushtarake, të marrin në dorë evidentimin e të gjithë të detyruarve për t’u rreshtuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Të mbahen evidenca të sakta e të plota.

Për aftësinë e trupave dhe kuadrove të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të ngrihen edhe qendra të reja stërvitore, ku me programe intensive të bëhet aftësimi i trupave para futjes në front. Stërvitja do të zgjasë nga 10-15 ditë.

Për zbatimin e këtij urdhri kur nuk arrihet të gjejë zbatim detyrimi ligjor, Policia Ushtarake të veprojë brenda e jashtë Kosovës, për të detyruar paraqitjen e të gjithë atyre moshave që detyron vendimi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ngarkohen me zbatimin e këtij urdhri Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, komandantët e zonave të drejtimeve të njësive dhe Policia Ushtarake.

Ndjek zbatimin e këtij urdhri Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Blerti Delija

Recent Posts

Mbetjet ndotin kanalin kullues / Banorët e Trushit: E pamundur të qëndrosh nga kutërbimi i rëndë

Në lagjen e “Malësorëve”, në fshatin Trush në njësinë administrative Bërdicë, sistemi kryesor i kullimit…

13 minutes ago

Tonsiliti tek fëmijët / Trajtimi i duhur dhe në kohë shmang pasojat

Bajamet, apo në gjuhën mjekësore tonsilat, preken shpesh nga infeksione të njohura si tonsilit. Mjekja…

15 minutes ago

Postonte foto me emrin e një gruaje / Nis procedimi penal ndaj 54-vjeçarit banues në Itali

Një 54-vjeçar banues në Itali, është proceduar penalisht, pasi dyshohet se qëndron pas një llogarie…

20 minutes ago

Finalizohet operacioni policor “Recently” / Zbardhen 1 vjedhje dhe 1 tentativë për vjedhje, në pranga dy të rinj nga Vau-Dejës

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë, si rezultat i veprimeve hetimore…

22 minutes ago

ATSH mbledh drejtuesit e agjencive të lajmeve: “Rol kyç, mbrojtja e informacionit të besueshëm”

Agjencia Telegrafike Shqiptare (ATSH) ka mikpritur në Tiranë për herë të parë Konferencën e Pranverës…

36 minutes ago

Ndoye shtang Milanin, Bologna fiton Kupën e Italisë pas 51 vitesh

Bologna mposhti Milanin me rezultatin 1-0 në finalen e Romës për të fituar Kupën e…

38 minutes ago