Mjet prerës, maskë e dorezë metalike në makinë / Aksident në Shkodër, plagoset lehtë shoferi
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë arrestuan në flagrancë një vjeçar, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë i gjetën një dorezë metalike, një mjet prerës (biçak) dhe një maske ngjyrë e zeze, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.
-Ndërkohë, një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Shelqet ku një 57-vjeçar dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka përplasur motomjetin që drejtohej nga një 66-vjeçar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.Ndërsa Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër shpallën në kërkimdy shtetas, banues në Shkodër, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kanosur dhe kanë goditur fizikisht një 60 vjeçar, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për dy shtetas banues në Shkodër, pasi nga verifikimet e kryera rezultoi se ushtronin aktivitetin tregëtar të paregjistruar në organet tatimore.
Ndërkohë, më datë 11.07.2025, në Komisariatin e Policisë Vau i Dejës ka bërë kallëzim një 59 vjeçar, banues në fshatin Mnel, se është kanosur nëpërmjet celularit nga një person i panjohur i cili ka komunikuar me numër privat.
Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.Policia njofton se materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
