Mjegulla ‘pushton’ segmentin tuneli i Kalimashit-Morinë, Policia Rrugore: Drejtuesit e automjeteve të bëjnë kujdes

Mjegulla ‘pushton’ seg

Policia Rrugore ka bërë apel të të gjithë drejtuesve të automjeteve që të kenë kujdes dhe të ulin shpejtësinë në segmentin Tuneli i Kalimashit–Morinë  për shkak të prezencës së mjegullës në Rrugën e Kombit

Përmes një njoftimi për mediat, policia rrugore kërkon  për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar, të ulin shpejtësinë dhe të zbatojnë udhëzimet e punonjësve të Policisë.

Ndërkaq, shërbimet e policisë së Njësisë për Sigurisë Rrugore në bashkëpunim me Policinë Rrugore të DVP Kukës, ndodhen në terren për monitorimin e qarkullimit dhe për t’ju ardhur në ndihmë drejtuesve të automjeteve, ndërsa “në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 129”.

Njoftimi i plotë:

Për shkak të prezencës së mjegullës në Rrugën e Kombit, segmenti Tuneli i Kalimashit–Morinë, ku shikueshmëria është e reduktuar, Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar, të ulin shpejtësinë dhe të zbatojnë udhëzimet e punonjësve të Policisë.

Shërbimet e Policisë së Njësisë për Sigurisë Rrugore në bashkëpunim me Policinë Rrugore të DVP Kukës, ndodhen në terren për monitorimin e qarkullimit dhe për t’ju ardhur në ndihmë drejtuesve të automjeteve. Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 129.