Miss Shqipëria 2025 nis turin nëpër Shqipëri, finalja e madhe do mbahet në 18 qershor te Amfiteatri i Liqenit

mis 25

Nis sot zyrtarisht turi i Miss Shqipëria 2025, një event që prej 27 vitesh vazhdon të jetë simbol i elegancës në skenën shqiptare të bukurisë. Nën organizimin e Deliart Association, ky spektakël është shndërruar në një traditë të vyer, duke promovuar jo vetëm hijeshinë e vajzave shqiptare, por edhe thesaret e pafundme kulturore, historike dhe turistike të vendit tonë.

25 vajzat finaliste të përzgjedhura kanë përfunduar gjithashtu xhirimet e emisionit “Në pritje të Miss Shqipëria”, në studiot e RTSH, njëkohësisht bashkëprodhues dhe transmetues ekskluziv i këtij eventi, dhe tashmë janë gati për të nisur një rrugëtim të paharrueshëm nëpër disa nga destinacionet më të bukura të Shqipërisë.

Përzgjedhja ka qenë shumë e papritur dhe ishte një emocion që nuk besoj se do ta përjetoj më ndonjëherë. Ishte një nga eksperiencat më të bukura”, tha njëra nga vajzat.

Po nisemi drejt turit dhe jam shumë e emocionuar”, u shpreh një tjetër nga vajzat.

Këtë vit turi do të vijojë në zonat juglindore të vendit, e më pas drejt jugut për të përfunduar në Tiranë në ditët e fundit deri në finalen e madhe.

Mendoj se do të jetë një tur shumë interesat. Ka shumë kuriozitet nga vajzat, sidomos ato që vijnë nga diaspora të cilat nuk kanë jetuar në Shqipëri dhe kanë një kuriozitet të jashtëzakonshëm për të prekur çdo detaj të këtij turi”, tha Petri Bozo.

Miss Shqipëria do të mbahet në datë 18 qershor në Amfiteatrin e parkut te Liqeni Artificial.