mishi puless 1024x576 1
Për përgatitjen e recetës ju këshillojmë të ndizni furrën në 200 gradë.
Merrni një tavë dhe hidhni në të kofshët e pulës, specin pluhur, kripën, piperin e zi, vajin e ullirit dhe specin pluhur.
Piqini në furrë për rreth 40 minuta deri sa mishi i pulës të jetë krokant dhe i pjekur mirë.
Merrni një enë tjetër dhe copëtoni një pite duke hedhur sipër saj pak nga lëngu i mishit të pulës.
Në një tigan skuqni qepën dhe hudhrën dhe më pas, bashkë me copat e zbutura të pites dhe pjesën më të madhe të arrave hidhini në një mikser përpunoni mirë deri sa të formohet një salcë e trashë.
Sipas salcës hidhni lëngun e mbetur të mishit të pulës, kremin pana dhe lëngun e limonit.
Ngrohini pak në tigan sa të lidhen me njëra tjetrën dhe më pas hidhjani salcën kofshave të pulës.
Pjesën e mbetur të arrave thërmojeni dhe hidhjani sipër në pjatë bashkë me majdanozin e freskët.
Këtë pjatë mund ta servirni duke e shoqëruar me pite brumi të ngrohura në furrë.
Ashtu si edhe në përballjet e tjera të këtij sezoni futbollistik, RTSH Shkodra ka qënë…
Malësia e Madhe ka përkujtuar ditën e Dëshmorëve. Në mëmorialin në qendër të Koplikut u…
Kjo është Flutura, një mami me 42 vite përvojë në maternitet, që ka ndihmuar në…
Si çdo vit, edhe këtë 5 Maj, në Shkodër u zhvillua ceremonia përkujtimore në nderim…
Një 28-vjeçar është arrestuar në aksin “Vau i Dejës–Shkodër”, si rezultat i një operacioni të…
Një aksident me vdekje është regjistruar mëngjesin e kësaj të hënë në aksin rrugor Shkodër- Velipojë. Rreth orës…
This website uses cookies.